Botë

Kapen 8.8 tonë drogë në Ekuador të fshehur në banane, kishte destinacion Belgjikën

Policia në Ekuador ka gjetur gati 8.8 tonë kokainë në një dërgesë me banane që kishte destinacion Belgjikën, raporton BBC.

Komandanti i Policisë, Fausto Salinas, ka thënë se droga mund të arrinte vlerën e 330 milionë dollarëve po të arrinte te destinacioni i paraparë.

Ekuadori është bërë një prej shteteve kryesore tranzite për kokainën e prodhuar nga shtetet fqinje të saj si Peru e Kolumbi.

Vitin e kaluar, më tepër se 200 tonë kokainë janë kapur në Ekuadori, shumica prej kësaj në portin e Guayaquilit.

Pasi Ekuadori është eksportuesi më i madh i bananeve nëpër botë, trafikuesit e drogës tentojnë shpesh ta fshehin drogën nëpër banane, që më pas nisen nga porti Guayaquil për në Evropë.

Droga e kapur kishte destinacion Belgjikën.