Botë

Traumë pas tërmeteve, banorët vërshojnë rrugët në Ankara pas dridhjeve nga punimet

Tërmetet 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaras ka lënë trauma jo vetëm për të prekurit, por edhe për ata jashtë zonave të prekura nga katastrofa.

Muri mbajtës i një ndërtese që u rrënua gjatë një projekti ndërtimor në Ankara ka dridhur dy apartamente. Banorët e ndërtesës kanë vërshuar rrugët nga frika se po ndodhte një tërmet, por në fakt ishte efekt i punimeve në themel që nuk shkuan siç planifikohej, raportoi CNNTurk.

Tërmet nuk u bë, por ngjarja ua drodhi zemrat banorëve. Ata që panë se nuk kishte ndodhur tërmet në kryeqytet, reaguan keq ndaj pakujdesisë së ekipit punues.

Policia, ekipet e shëndetit dhe zjarrfikësit dolën menjëherë në vendngjarje. Askush nuk u lëndua nga incidenti.

Ndërkohë, 34 apartamente u evakuuan dhe u morën masa sigurie.