Botë

Gazetari turk rrezikon tre vjet burgim për raportimin rreth tërmetit

 

Gazetari i pavarur turk, Mir Ali Koçer ishte mbi 300 km larg nga epiqendra kur Turqia u godit nga një tërmet vdekjeprurës më 6 shkurt. Duke rrëmbyer kamerën dhe mikrofonin e tij, ai arriti me veturë në rajonin e prekur për të intervistuar të mbijetuarit.

Ai ndau në Twitter histori të të mbijetuarve dhe shpëtuesve, dhe tani është nën hetim me dyshimin për përhapjen e "lajmeve të rreme" dhe mund të përballet me deri në tre vjet burgim, raportoi BBC-ja të shtunën.