Botë

SHBA planifikon sanksione të reja kundër zyrtarëve të Venezuelës

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke përgatitur sanksione të reja kundër një grupi tjetër të zyrtarëve të Venezuelës, të cilët janë të lidhur me presidentin Nicolas Maduro.

Këto masa janë përgjigje ndaj Venezuelës, pas krijimit të një organi legjislativ, i cili është kundërshtuar nga shumë vende në botë, ka thënë një zyrtar amerikan.