Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, deklaroi se pezullimi i traktatit bërthamor nga Rusia, nuk do të shtojë rrezikun e një lufte bërthamore, raportoi TheGuardian të mërkurën.
Sipas tij, të dy dhomat e parlamentit rus votuan pro vendimit të presidentit Vladimir Putin për pezullimin e traktatit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për armët bërthamore.
Ndërsa, siç raportoi mediumi, Yevgeny Ilyin, gjeneralmajor rus, ka thënë se Rusia do të vazhdojë në respektimin e kufizimeve të dakorduara për sistemet e shpërndarjes bërthamore.
“Rusia gjithashtu do të vazhdojë t’i japë SHBA-së njoftime për vendosjet bërthamore në mënyrë që ‘t’i paralajmërojë alarmet e rreme, gjë që është e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit strategjik”, shtoi zyrtari rus.
Presidenti Putin e akuzoi të martën Perëndimin për nxitje të luftës në Ukrainë dhe agresion. Ai e akuzoi SHBA-në dhe NATO-n për mosbashkëpunim.
Çka nënkupton tërheqja e Rusisë nga traktati me SHBA-në për armët bërthamore.