Shkon në tetë numri i të vdekurve nga tërmeti i të hënës në Turqi e Siri

Shkon në tetë numri i të vdekurve nga tërmeti i të hënës në Turqi e Siri
Ka shkuar në tetë numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit të dytë që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë.
Si pasojë e tërmetit të parë që goditi dy vendet dy javë më parë, kanë mbetur të vdekur afërsisht 45 mijë persona, kanë bërë të ditur të martën autoritetet turke, raportoi Associated Press.
Autoritetet e menaxhimit të fatkeqësive kanë thënë se gjashtë persona janë të vdekur deri tani e 294 të tjerë të lënduar, 18 prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e tërmetit prej 6.4 shkallësh që goditi dy vendet sërish të hënën.
Sipas autoriteteve, në Siri një grua dhe një vajzë kanë vdekur si pasojë e panikut gjatë tërmetit në provincat e Hama dhe Tartus.
Shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga tërmeti i dytë në kufirin Turqi-Siri
Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit të ri që ka goditur të hënën Turqinë dhe një pjesë të Sirisë.
Tërmeti i shkallës 6.4 është ndier në qytetin Antakya, afër kufirit me Sirinë, territor ky ku një tërmet tjetër i shkallës 7.8 goditi mëngjesin e 6 shkurtit.
Nga tërmeti i parë numri i viktimave deri tani ka shkuar në 44 mijë në Turqi dhe Siri, derisa shumë njerëz kanë mbetur pa shtëpi.
Ndërkohë pas tërmetit prej 6.4 shkallësh të hënën, një tërmet tjetër i shkallës 5.8 është ndier sërish në të njëjtin vend.
Raportet nga qyteti i Antakyas flisnin për frikë dhe panik në rrugë, ndërsa ambulancat dhe ekipet e shpëtimit u përpoqën të arrinin në zonat më të prekura, ku muret e ndërtesave të dëmtuara rëndë ishin shembur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Metrotë dhe rrugët përmbyten në New York, shumë vonesa në udhëtime

Macroni kërkon solidaritet me Italinë, Greqinë dhe Spanjën për refugjatët

Mbyllja e Qeverisë amerikane shmanget për 45 ditë

Gjenerata e re e demokratëve për zgjedhjet 2028

Më shumë se 100 mijë persona kanë ikur drejt Armenisë

Thirrje që BE-ja të shtojë përpjekjet për ta luftuar migracionin

Izraeli ua ndalon grave të jenë rojë burgu për shkak të një afere seksuale

Një i vdekur në Australi pasi balena goditi anijen

Në Sllovaki zgjedhjet pritet t’i fitojë politikani që është kundër Kosovës

Ukrainasit “nazistë” të Kanadasë

Bandat kriminale po bëjnë kërdi në Suedi
