Botë

Publikohet videoja që adoleshenti turk realizoi nën rrënoja: Zoti më faltë mëkatet

 

Një 17-vjeçar gjimnazist ka rrëmbyer zemrat turke pasi filmoi një mesazh lamtumire për të dashurit e tij teksa mbeti i bllokuar nën rrënojat e shtëpisë së tij gjatë tërmetit të javës së kaluar.

Taha Erdem dhe familja e tij ishin në gjumë të thellë kur një tërmet me magnitudë 7.8 goditi qytetin e tyre të lindjes Adiyaman, në orët e para të 6 shkurtit.