Botë

Lukashenko tregon skenarin e vetëm në të cilin Bjellorusia mund të hyjë në luftë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka thënë se do të urdhërojë trupat e tij të luftojnë bashkë me Rusinë vetëm nëse një vend tjetër fillon një sulm ndaj Bjellorusisë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

Lukashenko, i cili ka mohuar vazhdimisht pretendimet e Kievit dhe Perëndimit se vendi i tij mund të shtyhet më tej në luftën në Ukrainë nga ana e Moskës, ka thënë gjithashtu se ka në plan të takojë presidentin rus Vladimir Putin të premten.

“Unë jam gati të luftoj për rusët nga territori i Bjellorusisë vetëm në një rast: nëse vetëm një ushtar hyn në territorin e Bjellorusisë për të vrarë popullin tim”, ka thënë Lukashenko në një konferencë për shtyp të enjten, transmeton Belta. “Nëse ata sulmojnë Bjellorusinë, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe lufta do të marrë një natyrë krejtësisht të ndryshme”.

Presidenti bjellorus ka theksuar se Rusia nuk ka kërkuar që Bjellorusia të hyjë në luftë me të në Ukrainë.

Rusia e përdori Bjellorusinë si një pikënisje për pushtimin e saj të Ukrainës vitin e kaluar, duke nisur një ofensivë të dështuar kundër kryeqytetit ukrainas Kiev nga ai vend.

Aktivitetet e fundit ushtarake dhe stërvitjet e përbashkëta nga forcat ajrore të Rusisë dhe Bjellorusisë kanë rindezur shqetësimet se Minsku mund të marrë një rol më aktiv në luftën në Ukrainë.