Botë

Tërmeti që u ndie edhe në Kosovë ishte më i forti në 200 vjetët e fundit në Rumani

 

Instituti Rumun i Fizikës së Tokës ka njoftuar se pas tërmetit me magnitudë 5.7 që goditi juglindjen e këtij vendi të martën u pasua nga 94 pasgoditje. Ishte tërmeti më i fortë në 200 vjetët e fundit në këtë zonë, shkruan RomanianTimes.

Drejtori i Institutit, Konstantin Ionesku, ka thënë se tërmeti është ndierë në një zonë të madhe, përfshirë Kosovën. Në zonën epiqendrore, kishte lokalitete ku matjet treguan një intensitet mbi shtatë gradë të shkallës Rihter.