Një burrë është shpëtuar i gjallë nga rrënojat në provincën jugore Hatay pas më shumë se tetë ditësh i bllokuar.
Ai mbeti nën rrënojat e një ndërtese për 203 orë në total.
Burri është i fundit që u shpëtua në Turqi, së bashku me një adoleshent dhe dy vëllezër që u nxorën të gjallë nga rrënojat herët të martën.
Pavarësisht lajmeve për të mbijetuarit, ata në Turqi dhe Siri besojnë se dritarja për gjetjen e njerëzve të gjallë po mbyllet me shpejtësi më shumë se një javë pas.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.