Botë

Turqi, arrestohen 14 të dyshuar për dezinformim lidhur me tërmetin

Foto: AP
 

Policia turke ka arrestuar 14 persona të dyshuar për shpërndarje të dezinformatave në lidhje me tërmetin vdekjeprurës të javës së kaluar në këtë vend, raportoi të hënën CNN-i.

Në një deklaratë të hënën, policia turke ka thënë se 475 menaxherë të llogarive janë identifikuar si të angazhuar për “shpërndarjen e përmbajtjeve provokuese” në platformat e rrjeteve sociale, në lidhje me tërmetin “me qëllim të përhapjes së frikës dhe panikut te qytetarët”.