Botë

Protesta të reja kundër presidentes në Peru

Mijëra protestues kanë kërkuar dorëheqjen e presidentes në marshin e organizuar në kryeqytetin e Perusë, Liman. Gjatë protestës pati përplasje me policinë. Policia peruane ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që po tentonin të shkonin në Kongres.

Presidentja Dina Boluarte mori drejtimin e shtetit në muajin dhjetor pasi paraardhësi i saj, Pedro Castillo, u rrëzua nga pushtetit kur tentoi të shpërndante Kongresin. Administrata e tanishme do të mbetet në pushtet deri në vitin 2026 nëse nuk miratohen zgjedhjet e parakohshme.

Boluarte ka thënë se përgjegjësia për miratimin e kërkesës për zgjedhje të reja bie mbi Kongresin.

Që prej muajit dhjetor protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Boluartes dhe datën e zgjedhjeve të reja. Së paku 58 persona kanë vdekur në protestat që nisën me rrëzimin nga pushteti të presidentit Castillo.