Mbi 23 mijë e 700 të vdekur nga tërmetet në Turqi e Siri

Mbi 23 mijë e 700 të vdekur nga tërmetet në Turqi e Siri
Mbi 23 mijë e 700 është numri i vdekjeve të konfirmuara nga tërmetet e së hënës në Turqi e Siri.
Fatkeqësia natyrore e së hënës e bën këtë ngjarje si më vdekjeprurësen në rajon në më shumë se dy dekada.
Ekipet emergjente janë duke vazhduar t’i nxjerrin viktimat nga rrënojat pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.8 shkallë.
Siç shkruan “The Guardian”, ekipet e shpëtimit po përballen edhe vështirësi për shkak të temperaturave të ulëta.
Numri i të vdekurve në Turqi e Siri shkon në mbi 22 mijë
Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri ka shkuar në 22,375, sipas autoriteteve, raportoi CNN-i të premten.
Një tërmet me magnitudë 7,8 ka goditur Turqinë dhe Sirinë të hënën, i përcjellë nga më shumë se 100 tërmete të tjera më të vogla, përfshirë një me magnitudë 7,5.
Ndërkaq, numri i të lënduarve në të dy shtetet është 80,768.
Vetëm në Turqi si pasojë e tërmetit kanë vdekur 18,991 njerëz dhe 75,523 janë lënduar, ka deklaruar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ndërkaq, në Siri kanë vdekur 2,037 e janë lënduar 2,950.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Përhapja e karkalecave në Afganistan kërcënon sigurinë ushqimore

Erdogan: LGBTQ nuk mund të “infiltrojë” në aleancën e tij

Presidenti Macron, pjesë e Forumit të Globsecut

Lukashenko u ofron armë bërthamore vendeve që janë të gatshme t’u bashkohen Rusisë dhe Bjellorusisë

Rusia lëshon deri në 40 raketa lundrimi

New Mexico, të paktën 3 të vrarë dhe 5 të plagosur në tubimin me motoçikleta

Turqia mbetet në duart e Erdoganit

Australia shumon zogun mjaltëngrënësi me helmetë

Shmanget paniku botëror pas ujdisë amerikane për borxhin

Në Gjermani, ku makina është mbret, protestuesit i frenojnë shoferët

Erdogani: Ky do të jetë shekulli i Turqisë
