Botë

Grupet LGBTQ në Japoni kërkojnë ligj për të drejta të barabarta

Grupet japoneze LGBTQ kanë dënuar vërejtjen diskriminuese nga Qeveria e kryeministrit Fumio Kishida, duke kërkuar nga ekzekutivi të ndalojë diskriminimin ndaj pakicave seksuale, të legalizojë martesat mes të njëjtës gjini dhe të garantojë të drejta të barabarta.

Thirrjet për ndryshim vijnë përpara Samitit të Grupit të Shtatë që Japonia organizon në maj, duke i kërkuar Qeverisë të respektojë të drejtat e njeriut sikurse gjashtë vendet të tjera.

Japonia është i vetmi vend i G-7-s që ende ndalon martesat mes së njëjtës gjini dhe nuk e ka ligjin kundër diskriminimit për të garantuar të drejta të barabarta për pakicat seksuale.