Prodhuesi i avionëve “Boeing” planifikon të shkurtojë rreth 2,000 vende pune në financa dhe burime njerëzore këtë vit.
Lëvizja vjen pasi kompania po i vendos burimet e saj më shumë në "produktet, shërbimet dhe zhvillimin e teknologjisë".
Boeingu do të transferojë disa nga rolet te “Tata Consulting Services”, që është njësi e një prej konglomerateve më të mëdha të Indisë, raportoi BBC-ja të martën.
Boeingu është përballur me një sërë problemesh vitet e fundit, duke përfshirë tokëzimin e 737 Max të tij pas dy përplasjeve fatale.
Rreth një e treta e vendeve të punës do t'i jepen “Tata Consulting Services”, e cila është e bazuar në Bangalore (e njohur edhe si Bengaluru).
Megjithatë, Boeing tha gjithashtu se do të vazhdojë të rrisë numrin e punonjësve "me fokus në inxhinieri dhe prodhim".
Përveç 15,000 njerëzve që punësoi në vitin 2022, kompania tha se synon të rekrutojë 10,000 të tjerë këtë vit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.