Shkon në mbi 7700 numri i të vdekurve në Turqi e Siri si pasojë e tërmetit

- 23:14Shkon në mbi 7700 numri i të vdekurve në Turqi e Siri si pasojë e tërmetit
- 20:56Mbi 7200 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
- 19:23Mbi 6300 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
- 17:56Shkon në mbi 5400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri
- 11:03Shkon në mbi 5000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi
- 09:13Numri i viktimave rritet minutë pas minute, rreth 4900 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri
- 07:45Shkon në mbi 4,300 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi
Shkon në mbi 7700 numri i të vdekurve në Turqi e Siri si pasojë e tërmetit
Ka shkuar në mbi 7700 shifra e të vdekurve në Turqi e Siri si pasojë e një tërmeti 7.8 ballë Rihter që goditi në mëngjesin e të hënës, raporton CNN.
Shifra totale e viktimave ka arritur në së paku 7726.
Sipas përditësimit të fundit në Turqi, zëvendëspresidenti Fuat Oktay, ka thënë se janë regjistruar deri tash 5894 të vdekur në Turqi e 34.810 të lënduar. Ndërsa në Siri është raportuar për së paku 1832 të vdekur, e 3849 të lënduar.
Po vazhdojnë të vijnë skuadra ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit. Oktay ka thënë se janë duke punuar 16.139 ekipe në tentime për të nxjerrë të ngujuarit nga rrënojat e ndërtesave.
Mbi 7200 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë tashmë ka shkuar në mbi 7200, raportoi të martën CNN-i.
Organizata vullnetare e Sirisë, Helmetat e Bardha, të njohura edhe si Mbrojtja Civile e Sirisë, ka përditësuar numrin e të vdekurve në Sirinë veriperëndimore në 1020 në zonat e kontrolluara nga opozita.
Sipas mediave shtetërore siriane, të paktën 812 persona kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria. Kjo e çon numrin total të të vdekurve në Siri në të paktën 1,832.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha në një konferencë për shtyp të martën se numri i të vdekurve në Turqi tani është 5,434.
Ai ka shtuar se të paktën 31,777 persona kanë mbetur të lënduar në këtë vend. Ndërsa numri të plagosurve në të dyja vendet ka arritur në 35,626.
Mbi 6300 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Shifrat e viktimave në Turqi dhe Siri janë rritur në 6326 pas tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi rajonin midis këtyre dy vendeve në mëngjesin e së hënës.
Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 4,544 të martën, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), raportoi CNN-i.
Ndërsa numri i viktimave në Siri ka shkuar në më shumë se 1782.
Të paktën 30,474 persona kanë mbetur të lënduar në të dyja vendet, sipas shifrave nga qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane.
Shkon në mbi 5400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri është rritur në 5415, raportoi të martën CNN-i.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), vetëm në Turqi numri i viktimave është 3,703.
Ndërsa, numri i të vdekurve në Siri është më shumë se 1712. Më shumë se 900 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga opozita, sipas Helmetave të Bardha të Sirisë, e cila njihet edhe si Mbrojtja Civile e Sirisë. Ndërsa, në zonat e kontrolluara nga Qeveria, numri i të vdekurve është 812, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
Shifrat nga të dyja vendet tregojnë se më shumë se 26,035 persona kanë mbetur të lënduar.
Shkon në mbi 5000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi
Më shumë se 5000 të vdekur janë konfirmuar në Turqi dhe Siri, pas tërmetit 7.8 shkallësh i cili ndodhi të hënën në mëngjes.
Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay tha se numri i viktimave në Turqi ka arritur në 3419.
20,534 të tjerë janë plagosur dhe gati 6,000 ndërtesa janë shembur.
Në Siri, numri i të vdekurve është rritur në 1,602
Numri i viktimave rritet minutë pas minute, rreth 4900 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri
Shifrat e viktimave si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Turqi e Siri po vazhdon të rritet minutë pas minute. Në Turqi, numri i njerëzve që kanë vdekur si pasojë e tërmeteve të fuqishme të së hënës ka shkuar në 3381, sipas autoritetit shtetëror.
Autoriteti për Menaxhim të Emergjencave ka thënë se mbi 20 mijë qytetarë të tjerë janë të lënduar e se 5775 ndërtesa janë shkatërruar.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi dhe Siri tani ka shkuar në 4890.
Shkon në mbi 4,300 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi
Ekipet e shpëtimit po luftojnë me shi dhe borë të dendur, ndërsa po punojnë me orë të tëra për të gjetur të mbijetuarit e një tërmeti shkatërrues në Turqinë juglindore.
Më shumë se 4,300 njerëz kanë mbetur të vdekur dhe 15,000 të lënduar në Turqi dhe mbi kufirin në Siri kur tërmeti goditi në orët e para të së hënës, raportoi BBC-ja të martën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri mund të rritet në mënyrë dramatike pasi ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gjejnë viktima.
Shumë njerëz në zonën e fatkeqësisë kanë qenë shumë të frikësuar për t'u kthyer në ndërtesa.
Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17, sipas orës lokale të hënën, në një thellësi prej 17.9 km pranë qytetit të Gaziantep, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Të mbijetuarit kanë thënë se u deshën dy minuta që lëkundjet të ndalonin.
Një lëkundje e mëvonshme kishte një magnitudë 7.5 ballë dhe epiqendra e saj ishte në rrethin Elbistan të provincës Kahramanmaras.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Lituania bën thirrje që Rusia të shpallet shtet terrorist

Për herë të parë në dy dekada, bie popullsia e Pekinit

Aktakuzë ndaj 7 policëve në SHBA për vdekjen në paraburgim të një personi

Plehrat “mbështjellin” politikën franceze

Dështimi i Credit Suisse dëmton reputacionin e Zvicrës

Britania: Putini po keqinformon qëllimisht publikun për municionet që po dërgojmë në Ukrainë

Tërmeti i fuqishëm dridhi Pakistanin e Afganistanin, raportohet për të paktën 9 të vdekur

Arsyeja shokuese e vdekjes së katër anëtarëve të një familjeje në Zvicër vitin e kaluar

Rusia e Kina me nismë për rend të ri botëror

Trumpit i ngushtohet rrethi

Drejtuesit e organizatës ruse që fitoi çmimin Nobel në shënjestër të bastisjeve
