Botë

Izraeli vret pesë palestinezë të armatosur në Bregun Perëndimor

 

Forcat izraelite kanë vrarë pesë palestinezë të armatosur të lidhur me grupin militant “Hamas”, në një aksion, në një kamp refugjatësh në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Kjo është bastisja e fundit e përgjakshme pas ngritjes së tensioneve në muajt e fundit në rajon. Zyra e presidentit palestinez e ka quajtur dhunën krim, duke u kërkuar Shteteve të Bashkuara t’i bëjnë presion Izraelit të heqë dorë prej aksioneve që po rezultojnë me palestinezë të vrarë.