Botë

Françesku u bën thirrje sudanezëve të bashkohen për paqe

 

Papa Françesku bëri thirrjen e fundit për paqe në Sudanin e Jugut të dielën teksa kremtoi meshën para dhjetëra mijëra njerëzve për të mbyllur një mision të pazakontë të liderëve fetarë të krishterë për të shtyrë përpara rimëkëmbjen e vendit nga lufta civile.

Në ditën e fundit të pelegrinazhit të tij afrikan, Françesku iu lut popullit të Sudanit të Jugut që të linin armët dhe të falnin njëri-tjetrin, duke kryesuar meshën në monumentin kushtuar heroit të pavarësisë, John Garang, para rreth 70.000 njerëzve, përfshirë lidershipin politik të vendit.