Botë

Gruaja futet në burg pasi trupi i nënës i gjendet në frigorifer

Foto: AP
 

Një grua nga Çikago është akuzuar se ka mbajtur trupin e pajetë të nënës së saj në një frigorifer për gati dy vjet, ndërsa jetonte në një apartament aty pranë.

Eva Bratcher, 69 vjeç, u paraqit në gjykatë të enjten me akuzën e fshehjes së vdekjes së nënës së saj 96-vjeçare dhe posedimit të një karte identifikimi mashtruese, raportoi AP.