Botë

Rusia po planifikon ofensivë më 24 shkurt, pretendon Ukraina

Foto: AP
 

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, ka thënë se Rusia po përgatit një ofensivë të re të madhe dhe paralajmëroi se ajo mund të fillojë më 24 shkurt.

Reznikov ka thënë se Moska ka grumbulluar tashmë mijëra trupa dhe mund të "provojë diçka" për të shënuar përvjetorin e pushtimit vitin e kaluar, raportoi BBC-ja të mërkurën.