Botë

Ushtria zgjat ngërçin politik në Birmani, shtyn zgjedhjet

 

Në dyvjetorin e grusht shtetit ndaj demokracisë në Birmani, aktivistët pro demokracisë kanë bërë thirrje kundër ushtrisë që tani mban kontrollin e shtetit. Junta ushtarake ka vrarë më shumë se 2 mijë e 900 protestues e opozitarë që kanë bërë thirrje për demokraci në Birmani

Aktivistët pro demokracisë në Birmani kanë mbajtur “grevën e heshtur” për të shënuar dyvjetorin e grusht shtetit ushtarak.

Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi teksa bizneseve u kanë kërkuar që të mbyllen, të mërkurën.