Një tank rus u shkatërrua për pak sekonda në lindje të Ukrainës, shkroi EuromaidanPress. Në pamjet e publikuara në Twitter, tank u godit nga largësia, duke shpërthyer në ajër pjesët e tij.
Nuk është bërë e ditur nëse brenda tij pati ushtarë rusë, por në pamje u panë pranë edhe disa tanke të tjera.
Luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë po zhvillohen edhe gjatë ditës së fundit të janarit.
Inteligjenca britanike njoftoi se janë sulmuar Pavlivka dhe Vuhledari.