Botë

Ish-gjenerali i NATO-s mposht populistin Babis për president të Çekisë

Presidenti i ri çek, Petr Pavel, mbrojtës i anëtarësisë së Çekisë në NATO dhe BE, shpesh ka shpërfaqur shpirtin e Vaclav Havel
 

Fitorja e Pavelit do të shihet si afirmim i politikave të shtetit pro Perëndimit. Platforma e tij përfshin mbajtjen e Republikës Çeke në Bashkimin Evropian dhe NATO-n dhe ai ka dalë fuqishëm në favor të ndihmës së mëtejshme ushtarake për Ukrainën kundër pushtimit të Rusisë.

Gjenerali i pensionuar i NATO-s, Petr Pavel, është zgjedhur president i ri i Republikës Çeke, duke mposhtur rivalin e tij populist dhe miliarder, Andrej Babis. 61-vjeçari ka marrë 57.6 për qind të votave, në rezultatet preliminare të shtunën.

Babis, i cili ka shërbyer si kryeministër mes viteve 2017-2021, ka pranuar humbjen në një fjalim para përkrahësve të tij. Ish-gjenerali do të jetë pasardhës i Milos Zeman, të cilit në muajin mars i përfundon mandati i dytë.