Botë

Tre të vdekur nga përmbytjet në Zelandë të Re

Foto: AP
 

Tre persona kanë vdekur dhe të paktën një person është zhdukur si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe evakuime të shumta në Zelandën e Re, deklaroi të shtunën kryeministri, Chris Hipkins.

"Humbja e jetës nënvizon shkallën e madhe të kësaj ngjarjeje moti dhe se sa shpejt u kthye në tragjike”, ka thënë Hipkins në një konferencë për shtyp pas takimit me shërbimet e urgjencës dhe vëzhgimit të dëmeve në Auckland.