Botë

Vriten nëntë palestinezë në bastisjen ushtarake të Izraelit në Bregun Perëndimor

Izraeli - Palestina - bastisje Bregun Perendimor
Foto: AP
 

Nëntë palestinezë, përfshirë një grua e moshuar, janë vrarë në një bastisje ushtarake të Izraelit në Bregun Perëndimor, kanë thënë zyrtarët palestinezë, raporton BBC.

Nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës është thënë se situata është “kritike” në Jenin, ku ka shumë njerëz të lënduar dhe ambulancat nuk po mund të arrijnë te ata.