Botë

Dy të vrarë dhe disa të plagosur nga një sulm me thikë në Gjermani

 

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë të mërkurën në një tren rajonal që udhëtonte midis Kielit dhe Hamburgut në Gjermani, raportoi të mërkurën Reuters.

Siç kanë njoftuar autoritetet nga qyteti Schleswig-Holstein në kufirin danez, i dyshuari është arrestuar në një stacion treni në fshatin Brokstedt.