Botë

Yevgeny Prigozhin, shitësi i “hotdogëve” që u bë makineri lufte e Putinit

Foto: The Guardian
 

Në kulmin e pushtimit të parë të fshehtë të Rusisë në Ukrainën lindore, në verën e vitit 2014, një grup zyrtarësh të lartë rusë u mblodhën në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ata ishin aty për të takuar Yevgeny Prigozhin, një burrë me kokë të rruar dhe me ton të trashë, të cilin shumë në dhomë e njihnin vetëm si person përgjegjës për kontratat e ushqimit të ushtrisë, shkroi The Guardian.