Një nga ikonat e turizmit botëror, Machu Picchu, është mbyllur të shtunën për një kohë të pacaktuar për turistët, shkruan BBC.
Shkaku i mbylljes së atraksionit turistik janë protestat e vazhdueshme në Peru kundër presidentit të shtetit.
Qeveria në reagimin e saj ka thënë se e mori vendimin për të mbrojtur turistët dhe qytetarët.
Qindra njerëz, kryesisht të huaj, mendohet se aktualisht janë të bllokuar në zonë.
Peruja është përfshirë gjatë muajve të fundit nga protesta të dhunshme, të cilat filluan pasi lideri i mëparshëm u rrëzua.
Protestuesit po kërkojnë zgjedhje të reja dhe kërkojnë që presidentja e re Dina Boluarte të largohet, gjë që ajo deri më tani ka refuzuar ta bëjë.
Turistët e bllokuar në Machu Picchu janë të fundit që e shohin veten të paaftë për t’u larguar, pasi dhe më herët protestuesit kanë bllokuar linjat e transportit.