Botë

Vritet deputetja afgane, Murasal Nabizada

Një ish-deputete afgane dhe truproja e saj janë qëlluar për vdekje në shtëpinë e saj në kryeqytetin Kabul, ka thënë policia afgane.

Mursal Nabizada, 32-vjeçare, ishte një nga të paktat deputete femra që qëndruan në Kabul pasi talibanët morën pushtetin në gusht të vitit 2021, shkruan BBC-ja.

Vëllai i saj dhe një roje e sigurimit u plagosën në sulmin të dielën.

Ish-kolegët e vlerësuan Nabizadan si një “kampione të patrembur për Afganistan” e cila refuzoi shanset për t’u larguar nga vendi.

Që kur talebanët u kthyen në pushtet në vitin 2021, gratë janë larguar nga pothuajse të gjitha fushat e jetës publike.

Zëdhënësi i policisë së Kabulit Khalid Zadran tha se forcat e sigurisë kishin nisur një hetim serioz për incidentin.

Ish-deputetja Mariam Solaimankhil tha se Nabizada ishte “një pioniere e vërtetë - një grua e fortë, e hapur, e cila qëndronte për atë në të cilën ajo besonte, edhe përballë rrezikut”.

“Pavarësisht se iu ofrua mundësia të largohej nga Afganistani, ajo zgjodhi të qëndrojë dhe të luftojë për popullin e saj”, shkroi ajo në Twitter.