Shtëpia e Bardhë thotë se grupi i dytë i dokumenteve të klasifikuara të gjetura nga avokatët e presidentit Biden ishin vendosur në garazhin e tij në Wilmington, Delaware.
Më herët ishte raportuar se një grup tjetër dokumentesh ishin gjetur, por vendndodhja nuk dihej, raportoi BBC-ja të enjten.
Në një deklaratë, Richard Sauber, këshilltari special i Bidenit ka thënë se “avokatët zbuluan midis gazetave personale dhe politike një numër të vogël të dhënash shtesë të administratës Obama-Biden me shenja të klasifikuara”.
"Të gjitha këto dokumente përveç njërit, u gjetën në hapësirën e magazinimit në garazhin e rezidencës së presidentit në Wilmington. Një dokument i përbërë nga një faqe u zbulua midis materialeve të ruajtura në një dhomë ngjitur”, ka thënë Sauber.
Sipas tij, Administrata është plotësisht duke bashkëpunuar për të siguruar që të dhënat të trajtohen siç duhet.