Një mjeke gjermane u dënua me dy vjet e nëntë muaj burgim për lëshimin e paligjshëm të më shumë se 4,000 personave me përjashtime nga mbajtja e maskave gjatë pandemisë së koronavirusit.
Një gjykatë rajonale në qytetin Weinheim konfirmoi të martën se mjekja u dënua për "lëshimin e certifikatave të pasakta shëndetësore" për njerëzit nga e gjithë Gjermania, shumica e të cilëve nuk i kishte takuar apo ekzaminuar kurrë, raportoi AP.
Përveç dënimit me burg, asaj iu shqiptua një ndalim pune prej tre vitesh dhe u urdhërua të paguante 28,000 euro, shumën që kishte marrë për lëshimin e certifikatave mjekësore. Asistentja e saj e zyrës u gjobit me 2700 euro.
Gjatë gjykimit mjekja kishte argumentuar se mbajtja e maskave ishte e dëmshme për shëndetin e njerëzve.
Dhjetëra mbështetës u mblodhën jashtë gjykatës duke e kundërshtuar vendimin me protestë.
Gjermania i dha fund mbajtjes së maskave në shumë vende të brendshme, por janë të detyrueshme ende në udhëtimet e gjata me tren, spitale, shtëpi kujdesi dhe në transport publik.