Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia po planifikon një fushatë të zgjatur sulmesh me dronë në një përpjekje për të demoralizuar Ukrainën.
Ai ka theksuar se ka marrë raporte të inteligjencës që tregojnë se Moska do të niste sulmet duke përdorur dronët “Shahed” të prodhuar nga Irani.
Kjo vjen pasi që forcat ukrainase thanë se vranë qindra ushtarë rusë në rajonin Donbas.
Si rrallëherë Rusia pranoi se në fushëbetejë u vranë 63 ushtarë të saj.
Zelensky ka deklaruar se Rusia po planifikon të "shterojë" Ukrainën me një valë të zgjatur sulmesh me dronë.
"Ne do të bëjmë gjithçka që ky qëllim i terroristëve të dështojë si të gjithë të tjerët", është shprehur Zelensky.
Sulmet me dronë rus mbi Ukrainën duket se janë rritur ditët e fundit. Moska ka nisur sulme ndaj qyteteve dhe stacioneve elektrike anembanë vendit gjatë tre netëve të fundit.
Zelensky ka thënë se mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar tashmë mbi 80 dronë të prodhuara nga Irani në ditët e para të vitit 2023.
Rusia ka synuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës për disa muaj, duke shkatërruar stacionet energjetike dhe duke lënë miliona banorë pa rrymë./BBC