Botë

Qeveria e Netanyahut - mjekët izraelitë mund të refuzojnë t’i trajtojnë pacientët LGBTQI

 

Një sugjerim i një prej ministrave të ardhshëm të Benjamin Netanyahut se mjekët izraelitë duhet të lejohen të refuzojnë trajtimin e pacientëve LGBTQI për arsye fetare, ka rritur frikën se Qeveria e re përbën një kërcënim të paprecedentë për të drejtat e homoseksualëve.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, ka dënuar retorikën në rritje anti-LGBTQI, duke thënë se ajo e shqetëson tej mase.