Botë

Përleshja e gjelave në Filipine, shkak i rrëmbimeve të njerëzve

Gjashtë persona janë akuzuar për rrëmbimin e një grupi personash të lidhur me botën e përleshjeve të gjelave në Filipine.

Grupi mendohet se ishte rrëmbyer gjatë rrugës për një luftim në Manilla në janar, raportoi BBC. 

Është pjesë e një vale të zhdukjeve misterioze që ka goditur industrinë, një sport i popullarizuar për baste.

Taksat nga transmetimet e drejtpërdrejta të përleshjeve të gjelave ndihmuan qeverinë të ringjallte financat pas pandemisë me COVID-19.

Por, ish-presidenti Rodrigo Duterte, kishte ndaluar transmetimet e përleshjeve, duke lejuar përleshjet tradicionale të gjelave të ndodhnin.

Akuzat vijnë ndërsa të paktën 27 persona të lidhur me këtë industri mbeten të zhdukur.

Përleshjet e gjelave në Filipine zakonisht tërheqin turma të mëdha të cilët vëjnë baste të larta se cili gjel do të fitojë në luftën që zgjatë deri në ngordhjen e njërit prej tyre.