Është një urdhër që vajzat dhe gratë në të gjithë Afganistanin e kishin frikë që kur u kthyen talebanët. Të mërkurën, vajzat me shamia u kthyen në kampuset e tyre universitare vetëm për t'u bllokuar dhe larguar nga rojet talebanë.
Pamjet nga aty treguan grupet e tyre që fshinin lotët ndërkohë që largoheshin.
Talebanët ndaluan edhe edukimin universitar të vajzave dhe grave.
“Ata kanë shkatërruar të vetmen urë që mund të më lidhte me të ardhmen”, ka thënë një studente e Kabulit për BBC.
Të gjitha institucionet zyrtare të edukimit për gratë po mbyllen në Afganistan.
Kjo i ka nxitur disa gra që të guxojnë të protestojnë të mërkurën në rrugët e Kabulit – një veprim i rrezikshëm duke marrë parasysh dënimin e protestuesve nga talebanët. Protesta e vogël shpejt u shua nga talebanët.
Talebanët kishin premtuar se do të respektonin të drejtat e grave kur morën pushtetin në gusht të vitit të kaluar. Por, dekreti i fundit sërish i ka hedhur poshtë të drejtat dhe liritë e grave.
Për familjet afgane, brenda dhe jashtë vendit, të shohin të ardhmen e vajzave të tyre të shkojë prapa në “vitet e errëta” ka nxitur frikë dhe zemërim. Lajmet për ndalimin e universitetit kanë nxitur disa aktiviste afgane të postojnë fotografi të diplomimit të tyre.
Mbyllja e derës së universiteteve nënkupton që talebanët po kompletojnë kontrollin e tyre mbi gratë.
“Afganistani nuk është një shtet por një kafaz për gratë”, ka thënë akademikja dhe aktivistja afgane Humaira Qaderi që jeton në SHBA.