Botë

Mijëra njerëz mbesin pa energji elektrike në Kaliforni si pasojë e tërmetit

 

Mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Kaliforni pasi një tërmet me magnitudë 6.4 goditi disa pjesë atje herët të martën, ka bërë të ditur Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Nuk u raportua menjëherë për të lënduar pas tërmetit, i cili ndodhi rreth orës 2:34 të mëngjesit pranë Ferndale, një komunitet i vogël rreth 343 km në veri-perëndim të San Franciskos, raportoi The Guardian.