Botë

Talebanët mbyllin universitetet për gratë

Talebanët kanë njoftuar mbylljen e universiteteve për gratë në Afganistan, sipas një letre të ministrit të Arsimit të Lartë, shkruan BBC.

Ministri ka thënë se vendimi, që do të hyjë në fuqi menjëherë, do të qëndrojë deri në një njoftim të dytë.

Talebanët kufizojnë edhe më shumë qasjen e grave në arsimin formal, pasi ato tashmë ishin të përjashtuara nga shkolla e mesme.

Tre muaj më parë mijëra vajza dhe gra u nënshtruan provimeve pranuese në universitet në të gjithë Afganistanin.

Por kufizime gjithëpërfshirëse u vendosën për lëndët që ato mund të studionin, me shkencat veterinare, inxhinierinë, ekonominë dhe bujqësinë dhe gazetarinë, drejtim i kufizuar rëndë nga regjimi taleban.

Pas pushtimit të talebanëve vitin e kaluar, në universitetet afgane kishte klasa dhe hyrje të ndara sipas gjinisë.

Studentet e gjinisë femërore mund të mësoheshin vetëm nga profesoresha apo pleq.

Në nëntor, autoritetet ndaluan gratë nga parqet në kryeqytetin Kabul, duke pretenduar se ligjet islame nuk po zbatoheshin.