Disa pjesë të Maqedonisë hyjnë në fazën e portokalltë, pasi temperaturat do të arrijnë deri në 42 gradë celsius. Këto temperatura të larta paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve ndaj dhe apelohet që njerëzit t’u shmangen sa më shumë ekspozimeve në diell.
Më vazhdim disa këshilla se si të përballohet më lehtë kjo situatë.
-Mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, shmangie nga ambientet e hapura nga ora 11 deri në ora 17
-Të shmangen aktivitetet sportive në ambiente të hapura prej orës 11 deri 17
-Mbathni rroba të lehta
-Konsumoni shumë lëngje dhe ushqime të lehta
-Përgatitni ushqime në mënyrë higjienike, pasi shumimi i mikroorganizmave me temperatura të larta shton mundësinë e helmimit
-Merreni në rregull terapinë e caktuar nga mjeku, posaçërisht të sëmurët me sëmundje kronike
-Shtatzënat dhe të sëmurët me sëmundje kronike të kërkojnë ndryshim të orarit në vendin e punës
Temperaturat e nxehta në Maqedoni deri tani kanë marrë jetën e një gruaje, e cila ishte ekspozuar në diell nga vend i klimatizuar.