Botë

Franca heq vizat për Marokun

Foto: Shutterstock
 

Franca do t'u japë fund kufizimeve të vizave për shtetasit marokenë, ka bërë të ditur ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna. Vendimi po shihet si shenjë e marrëdhënieve më të ngrohta midis dy vendeve pas më shumë se një viti tensionesh midis Parisit dhe Rabatit.

"Ne kemi marrë masa me partnerët tanë marokenë për të rivendosur një marrëdhënie konsullore”, ka thënë Colonna pas bisedimeve me homologun e saj maroken, Nasser Bourita në Rabat, raportoi Reuters të shtunën.