Medvedev thotë se SHBA i ka shpallur Rusisë luftë tregtare të shkallës së lartë

Medvedev thotë se SHBA i ka shpallur Rusisë luftë tregtare të shkallës së lartë

03 August 2017 11:03

Moskë, 3 gusht – Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për ligjin e ri sanksionues ndaj Rusisë, të cilit ia dhanë epitetin e "luftës tregtare të shkallës së lartë”.

"SHBA-të shpallën luftë tregtare të shkallës së lartë”, shkroi kryeministri rus në llogarinë e tij në Facebook.

Ai tha se administrata Trump është e pafuqishme dhe se i ka transferuar Kongresit kompetencat e veta.

Reagimi rus ndodhi pasi të mërkurën presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një ligj të ri me të cilin vendosen sanksione kundër Rusisë lidhur me ndërhyrjen e saj ne zgjedhjet presidenciale në SHBA të mbajtura vitin e kaluar.

Ligji ka "të meta të konsiderueshme" për shkak të "dispozitave antikushtetuese" që ka brenda vetes, tha Trump në një deklaratë të gjatë në të cilën njoftoi për vendimin e tij.

“Ligji ka të meta të konsiderueshme, në veçanti nga fakti se cenon autoritetin e ekzekutivit për të negociuar”, tha Trump në një deklaratë tjetër.

"Kongresi nuk mundi të negociojë një projekt-ligj të kujdesit shëndetësor përkundër debatit shtatë vjeçar. Duke kufizuar fleksibilitetin e ekzekutivit, ky projekt-ligj e bën të vështirë për SHBA-të arritjen e marrëveshjeve të mira për popullin amerikan dhe njëkohësisht do të afrojë shumë mes vete Kinën, Rusinë dhe Korenë e Veriut”, shtoi ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme