Botë

Kur t'i hiqen sanksionet Irani do të bëjë blerjen më madhe të armëve nga Rusia

Irani është duke negociuar për të blerë raketa detare nga Rusia dhe ka gjasa që të bëjë blerjen më të mëdha të armëve kur të skadojë ndalesa e OKB-së më 2020, për shitjen e armëve të sofistikuara, thuhet në një raport të inteligjencës së SHBA-së,

Raporti i bërë muajin e kaluar nga Inteligjenca detare amerikane, të cilin e ka siguruar Bloomberg News, dhe e ka publikuar më 3 mars, thotë se Irani me gjasë do të blejë luftanije, nëndetëse dhe raketa anti-anije, kur të hiqen sansionet e Kombeve të Bashkuara, të cilat janë në kuadër të marrëveshjes bërthamore të Teheranit me fuqitë botërore.