Botë

Zelensky kërkon mbi 800 milionë dollarë ndihmë për ta kaluar dimrin

Volodymyr Zelensky
 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar ndihmë financiar në vlerë prej mbi 843 milionë dollarë në mbështetje të infrastrukturës kritike këtë dimër.

Në një adresim gjatë një konference në Paris, Zelensky, ka thënë se Ukraina kërkon infrastrukturë kritike elektrike, si dhe importe urgjente të energjisë elektrike nga vendet evropiane "të paktën deri në fund të sezonit të ngrohjes".