Botë

Evropa mbyll edhe një portë tjetër për refugjatët

Pas mbylljes së rrugës për refugjatët në Detin Egje, Evropa synon të mbyllë edhe atë në Detin Mesdhe përmes Libisë. Por kjo nuk e zgjidh problemin, mendon Bernd Riegert.

Nga fillimi i këtij viti deri tani përmes porteve italiane kanë arritur 95.000 azilkërkues dhe emigrantë. Numri i tyre mund bëhet lehtë dy herë më i madh, shkruan sot DW. Sepse për trafikantët "sezoni" nuk ka arritur ende kulmin e tij. Ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano, dha tani sinjalin e alarmit: ndihma nga Evropa është e pamjaftueshme, tha ai. Sepse shtetet e tjera të BE-së nuk po marrin mjaftueshëm azilantë nga Italia, dhe BE-ja nuk po kontribuon për financimin e strehimoreve të emigrantëve.