Botë

Sheriati nuk është ligj

Sipas studiuesit me emër të fesë islame Abdullahi Ahmed An-Na'im, sheriati dhe shteti shekullar nuk janë patjetër në kontradiktë me njëri-tjetrin.

Shumë njerëz e lidhin sheriatin me ligjin, por në fakt ai është i tërë sistemi normativ i fesë islame, sikurse janë paraqitur në Kur'an, suna dhe hadithet. Pra sheriati përmban edhe rregulla se si të lutesh apo të agjërosh. "Parë në këtë aspekt edhe në një shtet shekullar është e pamundur t'u mohosh muslimanëve që të mos orientohen nga sheriati. Por një shtet, qoftë me shumicë muslimane apo jo, nuk mund ta miratojë kurrë sheriatin, sepse sheriati nuk nuk është ligj i kodifikuar. Sheriati ka të bëjë me interpretime që njerëzit duhet t'i zgjedhin me bindjen e tyre." - thotë Abdullahi Ahmed An-Na'im, shkruan DW.