Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ia rikonfirmoi presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt, përkrahjen për mbrojtjen e Ukrainës nga agresioni rus, raportoi BBC-ja.
Biden foli të hënën me Zelenskyn nëpërmjet telefonit ku njoftoi se janë ndarë 53 milionë dollarë për infrastrukturën energjetike të Ukrainës, pas sulmeve ruse.
“Bideni konfirmoi angazhimin e SHBA-së për të vazhduar ofrimin e ndihmës për sigurinë, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën dhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e saj”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Zelensky falënderoi Bidenin për ndihmën, derisa i kërkoi që të bëjë të pamundurën “për të ndihmuar mbrojtjen e popullit ukrainas dhe infrastrukturës kritike, veçanërisht në dimër”.
Presidenti ukrainas deklaroi se Ukraina dëshiron paqe, derisa ka sugjeruar mbledhjen e Samitit Global të Paqes.
Javën e kaluar, sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzoi pothuajse 90 për qind të raketave ruse.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.