Botë

Medvedev: Nuk ka shpresa për rregullimin e marrëdhënieve Rusi – SHBA

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, e ka dënuar ashpër nënshkrimin e legjislacionit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump që e sanksionon Rusinë, duke thënë se me këtë gjest i kanë humbur shpresat për rregullim të marrëdhënieve me këtë vend.

“Tashmë nuk ka shpresë se do të rregullohen marrëdhëniet me administratën e SHBA-së”, ka thënë Medvedev përmes rrjetit social, Facebook.