Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbajtur të premten një fjalim në të cilin iu referua deklaratave të ish-kancelares gjermane Angela Merkel, të cilat i konsideroi zhgënjyese.
Duke komentuar luftën në Ukrainë, presidenti rus ka thënë se procesi i negociatave me Ukrainën nuk do të jetë i lehtë dhe do të marrë pak kohë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ata do të duhet të negociojnë. Pjesëmarrësit gjithashtu do të duhet të pajtohen me realitetin që po merr formë në terren. Gjithçka është e qëndrueshme me ne dhe nuk ka pyetje apo probleme për ne", ka thënë Putin.
Më pas, Putin iu referua fjalëve të Merkelit, e cila komentoi marrëveshjet e Minskut.
"Fjalët e Angela Merkelit se marrëveshjet e Minskut ishin një përpjekje për të blerë kohë dhe për ta bërë Ukrainën më të fortë janë befasuese. Kjo është zhgënjyese. Nuk prisja ta dëgjoja këtë nga ish-kancelarja federale", shtoi presidenti rus.