Botë

Franca i bën falas prezervativët për moshat 18-25

Foto: AP/Associated Press
 

Franca ka marrë vendim që për të gjithë personat e moshës 18-25 vjeç, të ofrohen prezervativë falas në barnatore, ka bërë të ditur presidenti francez, Emmanuel Macron, nëpërmjet një statusi në Facebook të enjten.

“Për të gjithë njerëzit e moshës 18-25 vjeçare, në vitin 2023, prezervativët do të jenë falas në barnatore”, ka thënë ai.