Botë

Presidenti i rrëzuar i Perusë paraqitet në gjykatë, akuzohet për rebelim e komplot

Presidenti i rrëzuar i Perusë, Pedro Castillo, është paraqitur të enjten në gjykatë për t’u përballur me akuzat për rebelim dhe komplot. Ndërsa pasrendësja e tij, Dina Boluarte, udhëheqësja e parë femër e vendit, u zotua ta vendosë Perunë në një kurs të ri dhe shpalli një armëpushim pas muajsh trazirash politike.

Presidenti i Perusë u largua nga detyra dhe u akuzua për “rebelim” pas tentativës së supozuar për grusht shteti, ka raportuar “The Guardian” të enjten.

Castillo dukej i zymtë gjatë seancës dëgjimore të së enjtes, duke dhënë përgjigje të shkurtra po ose jo, ndërsa avokati i tij ka argumentuar se ai ishte arrestuar në mënyrë arbitrare dhe ishte detyruar nga Presidenca e Perusë me akuza të sajuara.

Gjykata pritet të vendosë nëse Castillo do të mbahet në paraburgim pasi përballet me akuzat për “shkelje të rendit kushtetues” pas përpjekjes së tij të dështuar të mërkurën për të mbyllur Kongresin dhe për të vendosur me dekret deri në zgjedhjet e reja.

Rënia e shpejtë e Castillos nga pushteti erdhi vetëm disa orë më vonë, pasi ligjvënësit e akuzuan për organizimin e një grushti shteti dhe votuan me shumicë dërrmuese për ta hequr, në një votim të planifikuar për shkarkimin e tij, duke penguar përpjekjen e tij të fundit për të mbajtur pushtetin.

Përmbysja e fateve është episodi i fundit në krizën e vazhdueshme politike të Perusë, shkruan “Guardian”.

Kombi i Andeve ka aktualisht presidentin e gjashtë në gjashtë vjet. Dy presidentë të mëparshëm janë përjashtuar nga kongresi që nga viti 2018. Castillo, 53 vjeç, i cili arriti një fitore të ngushtë zgjedhore në qershor të vitit 2021 me vetëm 44,000 vota, është viktima e fundit.

Ndërsa përpjekja e tij për të shpërndarë Kongresin u dënua ashpër nga SHBA-ja dhe Organizata e Shteteve Amerikane, presidenti i Bolivisë, Luis Arce, e përkufizoi rrëzimin e Castillos si një simptomë të “ngacmimit të vazhdueshëm të elitave antidemokratike kundër qeverive progresive”.