Botë

Papa shpërthen në lot derisa flet për Ukrainën

Papa Françesku po bënte një lutje tradicionale në shkallët e famshme spanjolle të Romës, kur shpërtheu në lot ndërsa përmendi vuajtjet e ukrainasve.

Lutja ishte për të shënuar festën e Zojës së Papërlyer, e cila është një festë kombëtare në Itali.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të këtij viti. Mijëra njerëz në mesin e të cilëve qindra fëmijë janë vrarë deri tani nga sulmet ruse atje.